11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Armando Subashi në SPAK për inceneratorët, distancohet PS: Nuk bëhemi mburojë për askënd

    Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, është marrë në pyetje në SPAK për aferën e inceneratorëve. Prej afro 5 orësh i pari i Fierit po jep dëshminë e tij para prokurorëve specialë, ndërsa organi i akuzës duket hermetik për të ndarë informacione nga hetimet.

    Më parë, gjatë ditës në SPAK ka qenë dhe deputeti socialist Alqi Bllako, i cili është larguar.

    Deputeti socialist Eduard Shalsi është pyetur në Kuvend për këto zhvillime dhe ka thënë se Partia Socialiste nuk do të bëhet mburojë për askënd që ka shkelur ligjin, shkruan newsbomb.al. I pyetur nga gazetarët, ai ka thënë se PS ka qenë partia që ka nisur Reformën në Drejtësi dhe e mbështet atë.

    “Ne jemi inciuesit e Reformës në Drejtësi. E kemi mbështetur pa ekuivok që në krye të herës dhe kemi deklaruar qartazi që PS nuk bëhet mburojë për askënd që ka probleme me ligjin. Dhe këtë e kemi dëshmuar me vepra.

    Ndryshe nga koha kur prokurorët anatemoheshin nga Berisha dhe enturazhi i tij. Qëndrimi ynë është shumë i qartë, pa asnjë ekuivok mbështesim organet e drejtësisë”, u shpreh Eduard Shalsi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit