spot_img
spot_img

Armina Mevlani “akuzon” Kourtney Kardashian se ka kopjuar veshjen e saj

spot_img

Të dielën, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker mbajtën një ceremoni madhështore në Portofino të Italisë. Dasma luksoze, me shumë të ftuar VIP, u realizua vetëm pak ditë pasi dyshja e famshme u martuan ligjërisht në Kaliforni. Dasma bëri bujë në mediat ndërkombëtare.

Nusja sigurisht mori vëmendjen me paraqitjen e saj. Për veshjen e saj ka reaguar edhe Armina Mevlani, duke e akuzuar atë se e ka kopjuar.

Armina thotë se Kourtney ka veshur të njëjtat sandale që veshi ajo në fejesën me Shkëlzenin.

“Kourtney Kardashian duke veshur në dasmën e saj të njëjtat sandale që unë vesha në fejesë!“, ka shkruar ajo.

Lajmet e fundit