Rezarta Shkurtra ishte një prej atyre që vazhduan ta përkrahin Elsa Lilën, pavarësisht telashave të saj me drejtësinë italiane.
Ajo së fundi ka ndarë në Instastory një pjesë nga dueti i Elsës me Pirro Çakon, “Diferenca je ti”.
Duke tentuar t`I veshë situatës disa tone shakaje, Rezarta thotë se e ka gjetur fajtorin për këtë që ndodhi.
“E gjeta kush e ka fajin. Kush bën këngën me Pirron e kap tersi me ligjin”, ka shkruar ajo.
Gazeta “La Repubblica” njoftoi dy ditë më parë se Lila ishte në mesin e 13 personave e të ndaluar, shqiptarë dhe italianë, pas një hetimi të Prokurorisë së Romës.
Sipas të përditëshmes italiane, roli i këngëtares së njohur ishte mbajta e llogarive për grupin mafioz.
Përveç artistes 40-vjeçare, i përfshirë është dhe ish-kampioni i boksit në Shqipëri, Petrit Bardhi, i njohur si “Titi”.