spot_img
spot_img

Arrestohet maniaku 44-vjeçar në Tiranë, ngacmoi dy vajza në autobus (njëra ishte e mitur)

spot_img

Një 44-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase në një autobus linje.

Policia bën me dije se njëra prej tyre ishte e mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. K., 44 vjeç pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase, njëra prej të cilave e mitur, gjatë udhëtimit me autobus.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.

Lajmet e fundit