spot_img
spot_img

Atdheu bosh

Nga Bledi Mane

Mbrëmë atdheut ia vramë fëmijërinë te dera e një shkolle, sot ia vramë rininë te dera e një makine.

Po ikin të gjithë një e nga një, ca i vrasim e ca ikin në kurbet.

Bosh fshati, bosh provinca, bosh lagja, bosh universiteti, bosh fabrika.

Në Shqipërinë ku pylli u pre e ku plazhi u betonua kanë mbetur vetëm socialistët hajdutë të Edi Ramës, kanë mbetur vetëm trushpëlarët e rrugicës së Sali Berishës, kanë mbetur nja 380 kriminelë që vinë vërdallë me makina të shtrenja, kanë mbetur vetëm turistët e huaj që frynë buzët me botoks dhe hanë qofte te Pazari i Ri.

Atdheu bosh, kokat bosh, shpirtrat bosh!

Në foton ilustruese, vogëlushi 14 vjeçar Martin Cani që u vra te dera e shkollës nga moshatari i tij.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit