12.5 C
Tirana
E martë, 30 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Auron Tare: E ardhmja e turizmit shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje?

    Nga Auron Tare

    Zhvillime të tilla në jugun e Shqipërisë po krijojnë një model të dëmshëm për të ardhmen e turizmit duke fshirë një nga vlerat thelbësore të markës vendase. Autenticitetin.

    Zhdukja e arkitekturës tradicionale, peizazheve historike dhe zevendësimin e tyre me grumbuj betoni të shemtuar është një nga gabimet e mëdha që po lejohet të ndodhë. Aq më keq promovimi i tyre.

    Por a ka vlerë argumenti vetëm në vlerat estetike? Trendi i turizmit botëror ka vite tashmë që po shkon drejt vlerave lokale si garantuesi i qëndrushmërisë së industrise.

    Nëse Shqipëria do të vazhdojë të promovojë dhe mbështesë zhvillime të tilla si fotot në fjalë, shumë shpejt do të humbasë atraksionin e saj duke u kthyer në një destinacion pa vlera lokale.

    Ndërkohë humbësit e mëdhej do të jenë banorët dhe bizneset e vogla ndërsa fituesit e mëdhej do të jetojnë në Vjene apo Paris pasi t’u kenë shitur vilat e betonit zengjinëve të rinj shqiptarë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit