spot_img
spot_img

Avokati i Ilir Metës: Nuk ka lindur ai burrë, që të më paralajmërojë mua, nuk pyes për asnjeri

spot_img

“Mua nuk më paralajmëron dot kush se nuk ka lindur akoma ai prokuror apo gjyqtar që të më bëjë mua paralajmërime sepse unë jam konform ligjit dhe rregullave”.

Kështu u shpreh Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës.

Cakrani u paralajmërua nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar se në rast mosparaqitjeje në seancën e planifikuar për 8 shtator, ai do të zëvendësohet.

“Nuk më bën dot mua paralajmërim gjyqtarja e kapur, e cila në dy raste ka treguar devotshmëri për të mos e nxjerrë presidentin e Republikës nga paraburgimi me arsyetime jashtë kontekstit ligjor”, u shpreh avokati i Ilir Metës

“Gjyqtarët që janë aty janë të kapur, por zoti Meta që mbahet në paraburgim pa të drejtë, pa dyshim që do të dalin të pafajshëm”, shtoi Cakrani.

Lajmet e fundit