spot_img
spot_img

“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh”, Luizi deklarata të forta për Arjolën: Ishte banorja më fallco

spot_img

Produksioni i “Big Brother Vip Albania” ka vendosur që banorët të vihen në rolin e opinionistëve dhe të diskutojnë për lojën e banorëve të edicionit të parë.

Banorët diskutuan fillimisht për finalistët, Ilirin dhe Donaldin, e më pas për banorët e tjerë. Teksa po diskutohej për aktoren Arjola Demiri, Luizi kishte një koment për lojën e saj në “BBV1”.

“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund.

Sa i përket lotëve është mëse normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”, tha Luizi.

Lajmet e fundit