11.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bandustani shqiptar

    Nga Shaban Murati

    Nëse shtetasit e Shqipërisë sot në shekullin 21, 111 vjet pas shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar, refuzojnë t’i përgjigjen drejtësisë, atëhere i dëshmojnë botës mbarë se shqiptarët dhe në rradhë të parë udhëheqësit e tyre, nuk kanë ditur dhe nuk duan të bëjnë shtet.

    Nuk ka ndodhur kurrë një sfidë arrogante e tillë ndaj drejtësisë dhe ndaj shtetit as në Francë dhe as në SHBA, as në Kroaci e Bullgari dhe as në Maqedoninë e Veriut.

    Por te udhëheqësit politikë të Shqipërisë dominon geni gjenetik i bandustanit të fisit, të tribusë dhe të bajraktarit, i cili e barazon shtetin me veten dhe e drejton me mentalitetin e kopesë së dhenve, që e kulloste dikur në majë të malit. Ata krijuan dhe drejtuan vetëm bandustanin shqiptar.

    Por bandustanet nuk pranohen as në BE dhe as në Europë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit