17.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Basha s’ka zgjedhur ende të gjithë kandidatët, PS ‘nis’ fushatën

    Partia Demokratike zyrtare ende nuk ka zgjedhur ende te gjithe kandidatët me të cilët do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ndërsa Partia Socialiste ka ndezur motorët e fushatës, megjithëse kryesocialisti Rama ka deklaruar se kjo fushatë nuk do të jetë betejë “jetë a vdekje”.

    Taulant Balla, në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Fierit është ndalur këtë të mërkurë në Lushnje, një nga gjashtë bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore. Këtu, socialistët do të kandidojnë me Eriselda Sefën, kryetaren në detyrë të kësaj bashkie.

    “Erdhi e mirëpritur kjo fushatë e pjesshme zgjedhore në Lushnje. Them e mirëpritur sepse duhej miratimi i domosdoshëm i popullit të kësaj bashkie për ekipin që duhet të zbatojë shumë projekte dhe punë të mëdha në këtë bashki”, shkroi Balla.

    Ai tha se PS u ofron lushnjarëve kandidaturën më të mirë.

    “Eksperienca e saj prej 16 vitesh në qeverisjen vendore me fokus tek projektet me donatorët e huaj, e dhanë menjeherë efektin pozitiv, megjithë kohën e shkurtër. Eriselda ka nevojë për votëbesimin masiv të lushnjarëve për të vazhduar punët e nisura, për të hapur kantiere të reja punësh publike dhe infrastrukturës bujqësore së bashku me ekipin e saj”, vijoi ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit