spot_img
spot_img

“Bëhu burrë, hajde këtu 5 minuta”, Rama e Berisha ‘përplasen live’: Ta tregoj unë ty sa të vlen lëkura

spot_img

Njëri në TV Klan e tjetri në TCH, kryeministri Edi Rama dhe Saliu, e kanë zhvendosur “Kuvendin” e së enjtes, në emisionet televizive të mbrëmjes.

Në këto të fundit, përveç tyre, nuk kanë munguar edhe “panelet me deputetë” nga të dyja partitë për llogjet e radhës.

Saliu e sfidoi keq fare Ramën, duke i thënë  që ‘të bëhet burrë” e të përballet me të, dmth me Saliun (burrin që pushkaton fukarenj me duar në xhepa).

Por kreu i qeverisë, nuk kishte ndërmend “të bëhej burrë” dhe u përgjigj nga studio tjetër se Saliu nuk meriton asnjë përgjigje prej tij.

“Bëju burrë dhe hajde 5 minuta këtu të të tregoj sa të vlen lëkura”, gëmoi Sali burri nga Tv Klan.

“Ata nuk meritojnë asnjë përgjigje nga unë, ata nuk i meritojnë më përgjigjet e mia. Unë jam shumë i keqardhur që duke qenë shumë i disponueshëm për të qenë i përfshirë për të dhënë përgjigje për të bërë debat, por për fat të keq kam rënë jo njëherë po shpesh herë në  nivelin e tyre dhe me këtë rast jam bërë dhe unë kontributor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve për debatin politik.

Nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe nuk kam më asgjë për ata”, tha kreu i qeverisë nga zyra e kryeministrisë, në një intervistë me ish-deputeten e Saliut, që tani është bërë gazetare.

Lajmet e fundit