spot_img
spot_img

“Bëmë baba të të ngjaj”, Rudi Vata dhe i biri 30 vite më pas te Celtic

Rocco, djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, duket se po ecën nën hapat e babait të tij me aktivizimin te skuadra skoceze e Celtic. Këtë fakt e ka theksuar dhe bashkëshortja e 52-vjeçarit, e cila me anë të një postimi në “Twitter” ka publikuar një foto.

Në këtë foto shfaqet Rocco dhe Rudi me fanellën e Celtic në një diferencë 30 vite nga njëri-tjetri, por me ngjyrat e së njëjtës fanellë.

“30 vite më parë Rudi firmosi me Celtic. Këtu është Rudi dhe Rocco në fazën përgatitore 30 vite më pas”, ka shkruar bashkëshortja e Rudi Vatës.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit