18.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ben Blushi: Edvini, kushëriri i Frojdit që punon(te) për Bajramin

    Nga Ben Blushi

    EDVIN SCHWARTZ, KUSHËRIRI I FROJDIT

    Edvin Schwartzi erdhi gjysëm ore me vonesë. Më solli një libër. Me titull Dhimbje. Nga një shkrimtare hebreje.

    Schwartz e mban mend kur luanim me zara në gjimnaz,e pyeta

    E mbaj mend,luanim pas palestrës te Sami Frashëri,tha Schwartzi
    Ti fitoje shumë kjo më acaronte,thashë unë

    Unë fitoja se nuk bëja hile,

    Ti bëje shumë hile Schwartz,

    Asnjë hile, i hidhja zarat drejt por kisha fat

    Sa lekë ke fituar me zara?

    Aq sa më duheshin,tha Schwartzi

    Po c’përgjigje është kjo sa ke fituar më thuaj

    Aq sa më duheshin,tha Schwartzi,10,20, 50 lekë

    Unë maximumi një herë kam fituar 100 lekë, thashë unë

    Cfarë i bëre,pyeti Schwartzi

    Bleva 10 pite,

    Me djathë apo me mish ?

    Me djathë,

    Edhe pitet me mish ishin të mira te Rruga e Dibrës,tha Schwartzi

    Po tjetër ca loje luanim, thashë unë

    Luanim me bileta autobuzi,tha Schwartzi

    Se mbaj mend,thashë unë,ma kujto pak si ishte kjo me bileta

    Bileta kishte gjashtë numra nga të cilët mund të zgjidhje vetëm tre

    A po më kujtohet,kush kishte më shumë pikë fitonte

    Po pra,nëse ti zgjidhje të parën të tretën dhe të pestën te bileta jote këto numra duhej të ishin më shumë se e para e treta dhe e pesta te bileta ime

    Hajde luajme edhe një herë, thashë unë

    Skemi më bileta autobuzi, tha Schwartzi, tani biletat janë me shtatë numra jo me gjashtë

    Epo unë nuk hypi më në autobuz, thashë unë

    Normal se dikur më akuzoje mua për borgjez, tha Schwartzi

    Ouu, as kjo nuk më kujtohet, thashë unë

    Unë dilja nga liqeni me një qen anglez Setter gjuetije dhe sa më shihje më thoje ke dalë shëtitje me qenin o borgjez,

    E ca thoje ti?

    Po pse vetëm ata të bllokut kanë të drejtë të kenë qen, këtë thoja,

    Schwartz ti tregon vetëm historitë ku del vetë mirë,

    Epo ctë bëj unë që ti s’mban mend,po atë Dyqanin e Çifutes te Pazari i Ri e mban mend?

    Jo as këtë nuk e mbaj mend,

    Ka qenë një kinkaleri dhe quhej Dyqani i Çifutes

    Po pse quhej ashtu?

    Sepse çifutja që shiste aty kishte numrin e kampit të përqëndrimit të shkruar në krah

    Si quhej çifutja?

    Fortunia Coel,

    Schwartz pse nuk ike në Izrael kur u hapëm në 91?

    Ma ke bërë dhe një herë këtë pyetje, tha Schwartzi

    Kur ta kam bërë?

    Në 9 dhjetor 1990

    E cfarë të thashë?

    Më the pse nuk ikën që këtëj o çifut?

    Epo po ta bëj prapë, pse nuk ike o çifut?

    Unë kam lindur në maternitetin e Tiranës pse duhej të ikja, tha Schwartzi

    Mund të ikje sic ikën të gjithë, thashë unë

    Babai im ka lindur në Sarajevë,ne kemi ardhur nga Vjena, ca lidhje kishim ne me shtetin e Izraelit, tha Shwartzi

    Po Roberti kur vdiq, pyeta unë

    Në 2003

    Sa libra ka përkthyer?

    20, 30 ndoshta

    Kur ka botuar Një qind Vjet Vetmi të Garsia Markezit, unë jam mrekulluar, thashë unë

    Ai nuk është përkthimi më i mirë i babait, tha Schwartzi, se e ka përkthyer nga gjermanishtja jo nga origjinali

    Po kush është përkthimi më i mirë i Robert Schwartzit, e pyeta

    Harku i Triumfit dhe Tre Shokë të Remarkut

    Ti Schwartz ca shkolle bëre?

    Edhe këtë se mban mend, letërsi krahasuese pak poshtë teje

    Kemi bërë shkolla kot nuk na u deshën për asgjë, thashë unë

    Ty të ka vlejtur, tha Schwartzi, mësove të shkruash

    Unë do shkruaja njëlloj edhe sikur të isha inxhinjer, thashë unë

    Ke një problem me trajtat e shkrurtra i ke të gjitha gabim, tha Schwartzi

    Mbase, i thashë, por në disa raste i bëj me qëllim

    Ika tani se duhet të jem në punë, tha Schwartzi

    Nuk do ikësh se s’kemi mbaruar, thashë unë

    Do iki se më kërkojnë në Presidencë, tha Schwartzi

    Po ca bën në Presidencë?

    Përkthej, po tani më kërkojnë nga Azerbaixhani

    O Schwartz po kujt në planet i duhet se cfarë thotë presidenti i Shqipërisë në Azerbajxhan që ti dashke të më lësh mua vetëm e do shkosh ta përkthesh në anglisht?

    Presidentin e ke patur ti në klasë, tha Schwartzi, ika tani

    Ore je mirë apo ke ndonjë problem që nuk rri dot më shumë se 10 minuta me njeri, pak se erdhe gjysëm ore me vonesë po ikën dhe gjysëm ore më herët?

    Qenke bërë dhe psikanalist tani megjthëse Sigmund Frojdi është kushëriri im, tha Schwartzi

    Po si del ti kushëëri me Frojdin?

    Babai ishte nga Vjena dhe e kishte Frojdin kushëri të shtatë

    Po mamaja si është?

    Mirë, tha Schwartzi, shkoi 90 vjec

    E mbaj mend, thashë unë, bëji të fala

    Ika, tha Schwartzi

    Prit edhe dicka, je martuar, Schwartz?

    Ta them një herë tjetër, tani ika vërtet, tha Schwartzi

    Ti nuk do vesh kurrë mend, thashë unë, nuk ikën kur duhet dhe ikën kur s’duhet

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit