8.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ben Blushi: Gjyshja dhe gjyshi im

    Nga Ben Blushi

    Gjyshja ime Mynever Shuteriqi është 99 vjeç. Gjyshi Dhimitër Shuteriqi duhet të ishte 108 vjec.

    Ata jetuan bashkë 60 vjet. Në 20 vitet e fundit që Dhimitri nuk është më, Myneveri ka lexuar dhe rilexuar, ka rregulluar dhe sistemuar çdo faqe që ai ka shkruar gjatë gjithë jetës së tij .

    Dhimitri është jeta e Myneverit. Ajo zgjohet çdo ditë, lexon, mendon, rregullon, shkurton, liston dhe sistemon një arkivë me mijëra fletë dhe pastaj del pi kafe, takon njerëz, tregon histori dhe qesh. Myneveri është gjithëmonë e qeshur dhe kur mendoj nga i vjen ky gëzim nuk është vështirë për ta kuptuar.

    Ajo ka gjetur paqen. Ajo që ka ikur nuk e mërzit. Ajo që vjen nuk e tremb. Ajo që është i pëlqen.

    Myneveri jeton çdo ditë duke bërë diçka që nuk e ka bërë dje. Dhe çdo ditë qesh më shumë se dje.

    E qeshur dhe e ç’lodhur duket edhe në këtë fotografi me Dhimitrin, në ekspozitën e shkrimtarëve të fotografit Roland Tasho.

    Siç ka bërë gjithë jetën, Myneveri vazhdon ndjek Dhimitrin nëpër shëtitje, nëpër kafe, nëpër konferenca, nëpër udhëtime, nëpër gatime, nëpër spitale, nëpër radiografi, nëpër fotografi, nëpër vizita, nëpër ekspozita, nëpër rreshta, nëpër libra, nëpër rafte, nëpër karakafte, nëpër tregime, nëpër vizatime, nëpër kujtime.

    Duke qeshur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit