11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Beneti ecën vetë

    Nga Bledi Mane

    Dy fushata elektorale brenda dy viteve ka organizuar dhe deri tani Benet Beci nuk ka nxjerrë nga goja asnjë mallkim, asnjë intimidim e asnjë kërcënim për kundërshtarin politik.

    Madje mbetet i vetmi kandidat për kryebashkiak me një strategji të mirëfilltë komunikimi, me një gjuhë të ëmbël e të rafinuar në rrjetet sociale dhe mbi të gjitha seriozitet me projekte konkrete për Shkodrën.

    Kur flas për projekte kam parasysh Benetin kur drejtonte Fondin Shqiptar të Zhvillimit, institucion ky me derën që nuk mbyllej kurrë dhe për 15 vjet rresht nuk mbeti ish komunë apo bashki pa përfituar dhe jetëzuar infrastrukturë rurale apo urbane që nisën me rrugët e famshme të Bregdetit të Jugut e vazhduan deri lart në Tamarën e Veriut.

    Që Beneti është një menaxher i mirë i punëve publike ta thotë në çdo kohë Berisha, Jozefina, Edi, Monika, Iliri, Luli por problemi nuk është kandidimi i zotit Beci për kryebashkiak i Shkodrës.

    Problemi është raporti i kohës me liderët politikë. Ndërsa Beneti nuk i bën bisht punës apo pozicionit ku e çojnë, nuk bën as naze e as dallime, nuk tkurret kur punon për qeverinë e demokratëve e nuk vetëpërjashtohet kur vazhdon punën me socialistët…

    Dhe kjo i shqetëson më tepër liderët e partive apo qeverive, kjo pra gadishmëria acarruese e Benetit i nervozon çdo katër vjet.

    Duan ta heqin qafe nga administrata dhe e qarkullojnë në pozicione të vështira me idenë se Benetit do ti lëndohet sedra ose do i skadojë afati por ky i fundit qëndron stoik e vazhdon të punojë me të djathtët e me të majtët madje edhe tani stoik dhe qytetar i guximshëm u tregua.

    Kandidon në Shkodër në sfidën historike ku kryetar bashkie nuk do zgjidhet një militant i rëndomtë blu apo i kuq por një intelektual i mirëfilltë që do e lavdizojë kryeqendrën e Veriut dhe do t’ia kthejë Shkodrën historisë moderne, progresit dhe turizmit.

    Beneti i mban premtimet dhe për këtë arsye Korça, Durrësi, Tirana e Vlora të kenë kujdes. Konkurentja e ardhshme e turizmit do jetë Shkodra ndaj ju kujtoj se më 15 maj pasi të numerohen votat ju lutem të prenotoni pushimet!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit