10.5 C
Tirana
E premte, 3 Shkurt, 2023
More
    spot_img
    spot_img

    Beniada zbulon se çfarë do t’u thoshte banorëve, nëse do të ishte brenda shtëpisë së “BBVA”

    Beniada Nishani ka qenë një prej personazheve më interesante të edicionit të parë të “BBVA” dhe tani, nuk ka hezituar të ndajë një mesazh ku “këshillon” banorët se si ta përjetojnë eksperiencën brenda shtëpisë së famshme.

    “Një nga eksperiencat më të bukura, më të forta dhe plot me gëzim. Po të isha aty, do t’u thoja konkurrentëve ta jetonin këtë eksperiencë pa strategji, të shijonin çdo moment, për të hapur zemrat e tyre dhe për të treguar më të mirën nga vetja”, shkroi Beniada në një postim në Instastory.

    Më tej, u shpreh:

    “Nuk kemi nevojë të bërtasim mendimet tona, sepse ata që nuk duan të dëgjojnë, nuk do ta bëjnë kurrë. Ose do të gjejnë gjithmonë anën negative dhe për ta është humbje kohe. Nuk është një luftë se kush fiton dhe kush arrin i pari. Nuk është specia më e fortë ajo që mbijeton, por më e zgjuara, që i përshtatet situatave dhe ndryshimeve”.

    “Nëse të gjithë do të ishim të fokusuar në dhënien dhe jo heqjen, jam e sigurt që jeta do të ishte në një nivel më të lartë”.

    “E jam aq po aq e sigurt që në këtë rast, kur të kalojnë vitet, njerëzit jo vetëm që do t’i kujtojnë, por do të jeni krenarë për karrierën dhe veten. A nuk është kjo gjëja më e bukur?”, e përmbylli postimin Beniada, duke dhënë mesazhin domethënës se “BBVA” është një përvojë që krijon kujtime të bukura dhe jo një betejë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit