Dita e sotme është historike për klubin e Partizanit, pasi “demat e kuq” kanë kryer seancën e parë stërvitore në kompleksin e saj të ri, e cila ndodhet në zonën e Tufinës, ku më parë shtrihej një repart ushtarak
Pas disa vitesh nga nisja e punimeve, ka ardhur dita e shumëpritur ku nga sot skuadra është stërvitur për herë të parë.
Prej muajsh punimet janë përqendruar në ambientet e stadiumit, ku në të ardhmen skuadra do të zhvillojë ndeshje të Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë.
Prezent ishte presidenti Gazmend Demi, i cili foli i pari para ekipit duke bërë urimin për një nisje të mbarë.
“Tregoni veten këto dy javë për të arritur objektivat.
Po bëjmë një investim gjigand dhe sot po shkelni për herë të parë fushën, shpresoj të na eci mbarë”, ka thënë ndër të tjera Demi para skuadrës.
Më pas folën kapiteni Alban Hoxha dhe trajneri Dritan Mehmeti, duke i premtuar Demit arritjen e objektivave.
“Ky stadium na motivon edhe më tepër për ta nisur me këmbë të mbarë”, tha portieri Hoxha.