10.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha apo rusët? Kush e solli Lulzim Bashën, në politikën shqiptare?

    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi jo vetëm ka bërë cilësime të rënda ndaj Lulzim Bashës por e ka cilësuar atë një politikan që ka bërë politikën ruse në Shqipëri.

    E ftuar në emisonin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Kryemadhi bëri publike të dhëna që sipas saj e bëjnë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha një politikan që ka ndjekur politikën ruse.

    “Lulzim Basha është infiltrim në jetën politike shqiptare me një qëllim të vetëm fuqizmin e elementit rus në Shqipëri, dëmtimin e rolit të Shqipërisë, uljen e ndikimit të Shqipërisë në rajon si lider për çështjen e stabilitetit dhe fuqizimin e Serbisë.

    Nëse pyet strategë të ushtrisë amerikane, angleze dhe ushtrisë shqiptare, Rusia kurrë nuk do të vinte në Shqipëri me rusë. As me kompani ruse, as me politikanë pro rusë. Rusia do vinte në Shqipëri me njerëz që Shqipëria nuk do ti konsideronte kurrë armiq.

    Me njerëz të shkolluar në vendet e Benelux-it”, tha Kryemadhi. Kjo është akuza më e rënë direkte që është bërë ndaj Lulzim Bashën në të gjithë karrierën e vet prej 18 vjetësh në politikë.

    Sipas Kryemadhit, ky është një postulat ushtarak që një vend armik nuk vjen të bëjë marrëveshje me veten e tij por do gjejë një njeri.

    “Lulzim Basha bashkë me bashkëshorten tij kanë qenë elementët që u duheshin”, tha kryetarja e LSI.

    Por e pyetur përse e kishte mbështetur kaq shumë dhe kaq gjatë dhe përse kishte besuar te Basha, Kryemadhi tha se ajo bashkë me të tjerë dëshironin të krijonin një lider të ri të opozitës.

    Ndonëse nuk e përmendi se për cilin bëhej fjalë, Kryemadhi për politikën e Bashës përdori fjalën “legenllëk”. “Legenlliku të çon drejt mohimit të atdheut dhe kur të mallkon atdheu është më i fortë se mallkimi i nënës”, tha Kryemadhi.

    Por me deklaratën e saj, Kryemadhi pa dashje ia ka “futur” Berishës, se ai e futi Bashën në politikë.

    Kryemadhi zbulon marrëveshjen me Bashën: Meta do merrte mandatin e dytë si president dhe..

    LSI ishte humbësaj e madhe në zgjedhjet e 25 prillit por për këtë Monika Kryemadhi fajëson jo vetëm kodin elektoral që e dëmtoi rëndë këtë parti, por edhe atë që ajo e quan tradhëti të Lulzim Bashës.

    “Unë jam e bindur që LSI ishte viktima e këtyre zgjedhjeve dhe si përherë ne kemi hedhur valle në gojë të ujkut”, tha ajo. Kryemadhi zbuloi ndërkohë edhe marrëveshjen që ajo dhe LSI kishte bërë me Bashën pas një fitoreje të mundshme të kampit opozitar.

    “Po e them për herë të parë. Ne bëmë marrëveshje që të bënim Bashën kryeministër. Meta do merrte mandatin e dytë si president i republikës dhe unë do tërhiqesha nga drejtimi LSI dhe do mbaja pozicionin e Zonjës së Parë. LSI do drejtohej nga një figurë e re”, zbuloi Kryemadhi. Numri një i LSI-së tha se e gjithë kjo u hodh poshtë nga Basha jo vetëm që nuk u arrit fitorja por i gjithë impenjimi i tij kanë qenë marrëveshjet me Edi Ramën. Kryemadhi ndërkohë zbuloi projektin për të ardhmen e saj dhe të LSI.

    “Unë nuk do jem më kryetare e LSI sepse humba në zgjedhjet e 25 prillit dhe ai që humbet largohet”, tha ajo duke nënkuptuar se në vend të saj si kryetar do jetë Ilir Meta. Por e pyetur përse nuk e ka dhënë dorëheqjen që pas 25 prillit ajo tha se kjo është çështje kohe për shkak të zhvillimeve që ka patur në politikë. “Shumë shpejt do shkojmë në konventën kombëtare për të zgjedhur të ardhmen e LSI”, tha ajo.

    Kryemadhi: Meta, më sovranist se të gjithë sovranistët

    Monika Kryemadhi pranoi edhe një herë që një nga gabimet e saj ka qenë lënia e mandateve të deputetëve më 18 shkurt 2019. Por e pyetur nëse u kishte kërkuar falje atyre deputetëve të LSI që e kundërshtuan këtë, Kryemadhi tha se asnjë në LSI nuk e kundërshtoi;

    “Asnjë në LSI nuk më ka thënë këtë. Gënjen kush thotë se ka kundërshtuar Monika Kryemadhin. Gënjejnë që të gjithë. Në mbledhje kam hyrë dhe kam thënë se do ta djeg vetëm unë mandatin. Është ngritur Nasip Naço i pari. Për hir të vërtetës Luan Rama është ngritur dhe ka thënë se do pres presidentin të kthehet se mandatin ma ka dhënë ai. Asnjë njëri tjetër. Më kanë mbështetur me pathos dhe eufori skizofrenike”, tha Kryemadhi.

    E pyetur nëse kjo është bërë nga frika Kryemadhi kundërshtoi duke tregoi se çfarë kanë thënë deputetët në atë mbledhje: “Nasip Naço tha në mbledhje se nëse nuk do digjnim mandatet populli do na zinte me gurë. Dhe pas kësaj të gjithë u morën me LSI. Të gjithë ish-ministrat e LSI u thirrën në prokurori. Etilda Gjonaj arrestoi 23 persona nga ministria e Drejtësisë”, tha Kryemadhi.

    Numri një i LSI pranoi edhe një herë që Ilir Meta kishte të drejtë. “E vërtetë është se sot presidenti Meta ka të drejtë të thotë çfarë të dojë sepse ka patur të drejtë. Ai njihte shumë mirë jo vetëm Lulzim Bashën, por edhe Edi Ramën dhe ndërkombëtarët dhe mediat. Meta më tha se mos kujto se BE-së do ti digjet barku se ju do digjni mandatet”, deklaroi Kryemadhi. Më tej ajo shtoi se ndërkombëtarët “duan një Asad” kur bëhet fjalë për interesat e tyre. “Ilir Meta është nga shtetarët më sovranistë. Më sovranist se sovranistët. Ne shitemi ndonjëherë. Por ai është më sovranistë se sovranistët”, përsëriti Kryemadhi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit