8.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha-Basha, secili me ‘foltoren’ e vet

    Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë me qira një zyrë të re pune pasi boshatisi të hënën atë që mbante në selinë e PD-se qysh kur u zgjodh kryetar në vitin 2013.

    Zyra e re e punës ndodhet në një nga ambientet e qendrës  “Torre Drin”, që ndodhet jo fort larg nga selia e Partisë Demokratike.

    Basha ndërkohë ka filluar edhe disa takime larg vëmendjes së medias.

    Pas një darke pune me disa kryetar grupseksionesh të Tiranës, Basha mësohet se është takuar me demokratët e zonës së Dajtit dhe degës numër 8 aty ku ai votuar gjithnjë.

    Edhe Gazment Bardhi deklaroi pak ditë më parë se Basha kishte nisur takimet nëpër fshatra, por pa sqaruar specifikisht mbi arsyet e këtyre takimeve.  Media pranë Berishës kanë shkruar se Basha do të krijojë një parti të re politike.

    Paralelisht në anën tjetër në PD situata është përmbysur. Dy bashkëpunëtorëve të Bashës, Tabaku dhe Alibeaj u është kërkuar që të boshatisin zyrat, ndërsa zyra e shtypit e PD-së vijon të përcjellë lajme vetëm nga PD-ja zyrtare, që aktualisht Komisioni i Rithemelimit nuk e njeh pas vendimit të gjykatës së Tiranës.

    Lulzim Basha e la të hapur se do të garonte sërish për zgjedhjet për kryetarin por nuk përcaktoi kohë.

    Një draft-rezolutë e propozuar nga Enkelejd Alibeaj para deputetëve këtu e një javë më parë tregoi shumëçka mbi qëllimet që vetë Basha kishte.

    Aty përcaktohej që zgjedhjet për kryetarin duhet të mbaheshin pas zgjedhjeve lokale të 2023-it dhe gjatë kësaj kohe puna të fokusohej tek riorganizimi dhe ristrukturimi i partisë, që do të kulmonte me zgjedhjet në qendër.

    Gjatë kësaj kohe, bashkëpunëtorë të ngushtë të Bashës njoftuan se ai do të niste një tur të gjerë në bazë, që për disa nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit është komentuar si lëvizje se ai nuk ka ikur por do të garojë sërish, ndërsa vetë Berisha e ka komentuar si diçka normale.

    Aktualisht Lulzim Basha me statutin e secilës palë i bie të jetë vetëm anëtar i Këshillit Kombëtar i kooptuar si deputet

    Në anën tjetër edhe Sali Berisha ka nisur turin në bazë, ndryshe nga Basha, me praninë e medias.

    Berisha është shprehur në fundjave se qëllimi kryesor i PD-së është bashkimi, dhe se ai do të largohej nga drejtimi i partisë vetëm nëse PD-ja do të humbte zgjedhjet e ardhshme.

    Berisha ka deklaruar gjithashtu se është koha e protestave të mëdha, duke paralajmëruar një aksion të ri politik kundrejt qeverisë aktuale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit