10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha e Kryemadhi-Meta betohen se këtë herë do ndryshojnë seriozisht Shqipërinë

    Zbardhet marrëveshja e Sali Berishës me Lëvizjen Socialiste për Integrim të Monika Kryemadhit, për të garuar bashkë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, nën emrin “Shtëpia e Lirisë”.

    Siç shihet në marrëveshjen e firmosur nga grupi i Berishës dhe LSI, të dyja palët theksojnë se “po bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë”.

    Në dokument sqarohet se “drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”.

    “Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.

    Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë. Të gjithë e dimë që duhet ndryshim.

    Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e forte. Ka vetëm një njeri përgjegjës për deshtimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama.

    Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarine e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për geverisjen e vendit.

    Dëshirojmë të koordinojme angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashket politike dhe prandaj vendosëm që:

    1.Të formojmë një Koalicion të gjerë opozitar, dhe për të konkuruar së bashku në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Durres, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë, të datës 06 Mars 2022.

    2.Emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë”

    3.Shkronjat nistore te Koalicionit do të jenë: “SH-L“, thuhet mes të tjeraash në marrëveshjen e tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit