15.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha mendon se Luizi dhe Kiara u martuan vërtet: Trashëgime çiftit

    Fenomeni “Kiara dhe Luiz” përveç studiove “rozë” ka zënë hapësira dhe në ato politike. “Dasma” e tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe po komentohet gjerë e gjatë, madje nuk u la pa përmendur as edhe në emisionin “Opinion”.

    Ishte analisti Lorenc Vangjeli ai i cili iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha se nëse mes tij dhe kryetarit të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke përmendur dhe puthjen e Luizit me Kiarën e cila sipas analistit ishte më e kollajtë se një takim mes kreut të PD dhe Alibeajt.

    Por, si duket Berisha e kishte parë “dasmën” dhe duke anashkaluar pyetjen për Alibeajn ai u përcolli urimet e tij çiftit për “martesën”.

    Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi me Kiarën se të takohesh me Alibeajn, qoftë edhe për një përqafim që të bëheni bashkë

    Sali Berisha: Tu themi të trashëgoheni dhe jetë të lumtur çiftit

    Vangjeli: I ke shkruajtur një letër Luizit?

    Berisha: Secili ka diellin e vet, unë nuk ndërhyj në atë show, por urimin për martesë është gjëja më normale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit