27.5 C
Tirana
E premte, 17 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha proteston para Kryeministrisë, të rinjtë mblidhen të festojnë pak metra më tutje

    Pasditen vonë të kësaj të premte, dikush do të protestojë dhe të tjerë do të festojnë. Burime për mediat bëjnë me dije se në të njëjtën orar kur pritet të mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike, në kryeqytet është organizuar edhe një koncert te “Piramida”.

    Koncerti pritet të nisë në orën 18:00 dhe të zgjasë deri pas mesnate, ndërsa vetëm pak metra më tej, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, do të zhvillohet protesta kombëtare e opozitës. Në këtë mënyrë, fjalimet politike dhe muzika e DJ-ve e artistëve të ftuar pritet të ndërthuren në të njëjtin hapësirë kohore.

    Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj që të mblidhen në orën 19:00, kur pritet edhe nisja zyrtare e protestës. Ndërkohë, Policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë tubimit, i cili është njoftuar të zgjasë rreth tre orë.

    Autoritetet u kanë bërë apel organizatorëve që të distancohen nga çdo akt që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.

    Kjo protestë nuk pritet të sjellë risi, përveç rikthimit te formati tradicional i fjalimeve. Pas disa tubimeve të mëparshme në formë marshimi nëpër qytet, që nuk prodhuan rezultatet e pritshme, opozita duket se i është kthyer modelit klasik të tubimit përpara Kryeministrisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit