11.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Berishës ia thonë edhe në partinë e vet, se është “non grata” dhe i padëshiruar në PD

    Ashtu siç kishte premtuar, Sali Berisha ka shkuar këtë të enjte në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, edhe pse është përjashtuar nga ky grup.

    Berisha nuk ishte ftuar në këtë mbledhje nga kreu në detyrë i PD-së, Enkelejd Alibeaj, por ka marrë pjesë gjithësesi.

    Megjithatë pritja nuk ka qenë ajo që ai shpresonte.

    Alibeaj ia ka thënë në sy edhe në këtë mbledhje, se ai është person “non grata” dhe nuk e ka vendin aty, pasi kjo gjë është në statutin e PD.

    Ndërsa Alibeaj fliste, nga vendi ndërhynin Flamur Noka me Bylykbashin dhe Albana Vokshin, për të bërë zhurmuesin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit