14.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Berlusconi baba në moshën 86 vjecare??

    86 vjec ai, 32 ajo- Marta Fascina dhe Silvio Berlusconi ishin javën që kaloi protagoniste të dasmës së tyre simbolike ( por jo një celebrimi ligjor), të mbajtur në Villa Gernetto në prani të dhjetëra të ftuarve të përzgjedhur.

    Ndërkohë, tani rikthehen sërish në vëmendje pas një lajmi të shpërndarë në mediat italiane, sipas të cilit, nusja “e re” është shtatzanë.

    Lajmin e shpërndau portali Mow, por partia Forza Italia e Berluskonit e hodhi poshtë si  “fake news”.

    Megjithatë, drejtori i Novella 2000, Roberto Alessi mendon se kjo nuk është dhe aq e pagjasë. Ai kujton rastin e Charlie Chaplin që pati fëmijë në moshë mjaft të madhe. Dhe mos harroni se për Chaplinin bëhet fjalë për 60 vjet përpara thekson ai.

    Nëse lajmi rezulton në fund i vërtetë, Silviol Berlusconi do të bëhej baba për herë të gjashtë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit