13.2 C
Tirana
E enjte, 27 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Bernardi: Gjesti e ka kuptuar qe Egli shtiret!

    Bernard Hulme doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri prime-in e së shtunës. I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ishte ish-banori i “Big Brother VIP 4”, u pyet sesi i duken çiftet brenda shtëpisë, Jozi me Loredanën dhe Egli me Gjestin.

    “Gjesti është një karakter shumë energjik, më kujton vajzën time të vogël. Egli po kalon një fazë në lidhje me izolimin dhe strategjinë e saj. Me ardhjen e Gjestit ka parë një spirancë ku mund të mbahet.

    Më shumë Egli po e përdor lidhjen e saj se sa Gjesti. Më duket se Gjesti ka filluar të kuptojë që Egli e ka për lojë dhe kjo mund të justifikojë ftohtësinë e tij. Egli e ka aftësinë për t’u shtirur.

    Loredana ka ndjenja për atë djalë, e kam mbështetur me sa kam pasur mundësi, çdo këshillë ka qenë e barabartë me ato që do i jepja vajzës sime. Për Loredanën më vjen keq nëse nuk arrin ta menaxhojë këtë situatë siç duhet. Këshilla ime është që të ndjekë zemrën, sepse nëse bëhet cikla-cikla do i marrin banorët e tjerë dhe do i rindërtojnë”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit