20.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Besojeni ose jo, Partizani lë pas Chelsean në renditjen botërore të klubeve

    Instituti Botëror i Historisë dhe Statistikave në Sport (IFFHS) ka publikuar së fundmi edhe renditjen e klubeve të futbollit për vitin kalendarik 2023. Ajo që bie në sy është se Partizani, kampion në fuqi i Shqipërisë, ka lënë pas një klub si Chelsea që shpenzon miliona euro dhe ka fituar edhe Champions League.

    Në bazë të paraqitjeve në Evropë, IFFHS i ka dhënë 87,75 pikë Partizanit, ndërsa të kuqtë mbajnë vendin e 201 në botë si klub. Chelsea me 86 pikë pozicionohet i 204 në botë.

    Në Superligë bie në sy se “Demat” janë skuadra më e mirë në Shqipëri në këtë renditje, duke lënë pas emra si Vllaznia (519) apo Tirana (326). Egnatia mban pozitën e 353 dhe Teuta vendin e 646.

    Sa i takon kreut, kjo nuk ka dyshime. Për vitin kalendarik 2023 është Manchester City klubi më i mirë në botë, ndjekur nga Real Madridi dhe Interi. Më pas është Al Ahly i Egjiptit që bën mirë në Lindjen e Mesme. Nga Italia surprizon Fiorentina në vendin e tetë dhe Roma në të 12. Juventusi dhe Napoli janë jashtë “top 20”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit