spot_img
spot_img

Big Brother VIP mbaroi, por kunjat mes Monikës dhe Ilirit, mesa duket jo!

spot_img

Në një “pyetje-përgjigje” në Instagramin e saj, Monika Lubonja u është përgjigjur me ironi pyetjeve që kishin lidhje me Ilir Shaqirin, edhe kur nuk kishin lidhje me të.

“Kush të bëri më të famshme, teatri apo Big Brother?” – e pyet dikush.

Përgjigjja e saj?

-Iliri.

Pyetjes “A je penduar për shoqërinë që i dhe Ilirit?”, ajo i kthehet me “S’e di. Fol me Sabianin.”

Ndërsa kur e pyesin “a mendon ta rikthesh shoqërinë me Ilirin?”, Monika thotë:

“Si rikthehet diçka që nuk ka ekzistuar ndonjëherë?”

Iliri, nga ana tjetër, edhe pse me pushime, ka gjetur pak kohë t’i përgjigjet Monikës:

“I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”, thotë ai në Instagramin e tij.

Menduat se Monika do e linte me kaq? As ne.

Ajo ka postuar në Story, kuptimin e fjalës pleh. Në rast se ju intereson ta dini:

Big Brother VIP mbaroi, por kunjat mes Monikës dhe Ilirit, mesa duket jo!

Për momentin, dyshja e ka lënë me kaq. Ndoshta debati do vazhdojë në puntatën e radhës. Apo… prit pak…Big Brother sikur mbaroi apo jo? Mesa duket, jo për të gjithë.

Lajmet e fundit