Gazetari Bledi Mane ka komentuar martesën e çiftit Egli Tako dhe Gjestit, e cila u zhvillua brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Mane është shprehur skeptik për qëllimin e kësaj martese, duke e cilësuar si të shtirur dhe të realizuar për show.
“Martesa e tyre është e sforcuar dhe e bërë për show. Çdo veprim që bëjnë më duket si i kalkuluar për famë,” u shpreh Mane në emisionin në Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV.
Ai shtoi se në këtë çift, vlerëson më shumë Gjestin sesa Eglin, duke kritikuar sjelljen dhe qëndrimin e saj publik.
“Egli është një njeri posesiv, e etur për famë dhe kërkuese e vëmendjes me çdo kusht. Jam shumë i sigurt që ajo ia ka nxirë jetën çdo mashkulli që ka pasur për krah”, tha ai.
Sipas gazetarit, lidhja mes çiftit nuk është e vërtete dhe nuk beson në qëndrueshmërinë e marrëdhënies së tyre.
“Nuk besoj shumë në historinë e tyre. Ka më shumë elemente show sesa ndjenja të vërteta”, përfundoi Mane.