10.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Bledi Mane: Shqipe Hysenaj e virgjër nga të gjitha anët!

    Gazetari Bledi Mane, i ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV, ka komentuar aludimet që qarkullojnë prej kohësh në rrjet për një raport të mundshëm dashurie mes tij dhe ish-konkurrentes së “Për’puthen”, Shqipja Hysenaj.

    Mane i hodhi poshtë këto thashetheme me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe ironike:

    “Shqipja është një vajzë që ka dalë nga spektakli Për’puthen. Është një vajzë e virgjër nga të gjitha anët madje deri tek truri. Është pak hipokrite,” – tha ai.

    I pyetur për natyrën e marrëdhënies së tyre, gazetari u shpreh se nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë asnjë lloj lidhjeje me të.

    “Ka shumë fjalë që thonë se unë kam qenë i lidhur me Shqipen, por e kam thënë dhe e them sërish: më mirë lidhem me një tigër të kopshtit zoologjik sesa me Shqipen. Jemi shumë të kundërt. Shqipja është shumë zakonore, ndërsa unë i përkas njerëzve liberalë,” – u shpreh Mane.

    Në fund, ai shtoi me ironi:

    “Shqipja bën mirë të shkojë te partia e Sali Berishës.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit