9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Blendi Fevziu: Mirë që erdhi demokracia, se sot do isha mësues në Pukë

    Blendi Fevziu thotë se po të ishte akoma komunizëm, sot do ishte mësues në Pukë.

    Blendi Fevziu: Në atë sistem nuk vendosje ti, të vendosnin ata. Unë kisha pasion letërsinë, më pëlqente letërsia.

    Rudina Magjistari: Nëse sistemet nuk do kishin ndryshuar, çfarë do bëje ti?

    Blendi Fevziu: Do isha mësues letërsie në Iballë të Pukës, aty më hodhën ditën e fundit.

    Rudina Magjistari: Po mirë, do ishe përpjekur me miqësi, me njohje, me një gjë diku do kishe dalë.

    Blendi Fevziu: Po nuk e di tani me çfarë, atëherë çfarë duhet të isha? Normalisht duhet të isha mësues letërsie në Iballë të Pukës, mund të isha në burg, nuk e di.

    Rudina Magjistari: Do synoje Tiranën, s’besoj që do rrije atje.

    Blendi Fevziu: Kjo nuk varej nga unë, prapë kjo varej nga shteti.

    Rudina Magjistari: Do synoje një transferim në Tiranë.

    Blendi Fevziu: Kjo nuk varej fare nga aftësia personale, kishte gjëra që ai sistem i kishte të ndara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit