spot_img
spot_img

“Bllako mori një telefonatë që i rrëfeu me mirësjellje se duhet të dorëzohej”, gazetari: Për tetë orë nuk dihej ku ishte

spot_img

Orët para dorëzimit të ish deputetit Bllako në polici, bënë mjaft bujë mediatike pasi ai nuk po lokalizohej.

Lorenc Vangjeli, ka deklaruar se një telefonatë e një personi të rëndësishëm e ka bërë Bllakon të arsyetojë dhe të dorëzohet, ashtu siç kishte deklaruar edhe vetë, me dorëheqjen nga mandati i deputetit.

“Për tetë orë, ndryshe nga sa pohohet, nuk dihej ku ishte zoti Bllako. Deri në momentin që mendohet se një telefonatë i ka rrëfyer me mirësjellje, që duhet të ushtronte detyrën e tij si qytetar i Republikës dhe të përballej me ligjin.

Mendohet se pati një telefonatë, që i kërkoi të respektonte atë që kishte thënë vetë, të shkontë dhe të dorëzohej.

Zoti Bllako është një djalë i ri. Pavarësisht të gjithë gjërave, trokiti vetë në derën e drejtësisë. Kemi patur dikur model tjetër, që na turpëron”, tha Vangjeli.

Lajmet e fundit