19.5 C
Tirana
E martë, 14 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Brikena “thyen heshtjen” pas daljes nga Big Brother VIP Albania: çfarë tha ajo për Mateon?

    Pas përfundimit të gjysmëfinales së Big Brother VIP Albania, Brikena ka lënë shtëpinë vetëm një hap larg finales, duke mos arritur të sigurojë vendin në natën vendimtare të spektaklit. Në të njëjtën kohë, partneri i saj, Mateo, ka kaluar me sukses në finale, duke vazhduar garën për çmimin e madh.

    Dalja e saj nga formati ka ngjallur menjëherë interes të madh në publik, veçanërisht për intervistën e parë televizive pas eliminimit.

    Mbrëmjen e djeshme janë regjistruar pamjet e emisionit Fan Club, i cili transmetohet në Top Channel dhe pritet të shfaqet sonte në mbrëmje.

    Në rrjetet sociale po qarkullon një fragment i shkurtër nga ky emision, ku Brikena shfaqet me një pamje të kuruar, e veshur me një fustan të kuq dhe me unazën që simbolizon martesën e saj me Mateon brenda shtëpisë.

    Pjesa që ka tërhequr më shumë vëmendje është deklarata e saj rreth marrëdhënies brenda shtëpisë, ku ajo flet për mënyrën si janë përballur me afrimitetin dhe pengesat gjatë lojës.

    Në klipin e publikuar, Brikena shprehet se sjellja dhe këmbëngulja e partnerit të saj kanë ndikuar në mënyrën se si ajo e ka parë raportin e tyre, duke e bërë të reflektojë më thellë mbi ndjenjat që kanë ndarë brenda shtëpisë.

    “Unë gjithmonë ia vendosja përpara duart dhe ajo rezistenca e tij më ka bërë të mendoj që okej, ka diçka që ia vlen.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit