20.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Broja u shpjegon festimin e “shqiponjës” anglezëve

    Në videon e radhës të postuar nga faqja e Çelsit në Instagram ishte përsëri protagonist Armando Broja.

    Sulmuesi i Shqipërisë së bashku me Konor Gallager ishin lojtarët e zgjedhur të Çelsit, të cilët morën pjesë në një intervistë për njerëzit që flasin me shenja.

    I pyetur se çfarë kuptimi kishte shqiponja e bërë me duar, sulmuesi i Kombëtares u ndal menjëherë që ta bënte: “Ky është gjithashtu dhe festimi im”.

    Reagimi nga ana e mesfushorit anglez ishte epik, i cili tha: “Mendoja se kopjoje Anelkan”, me ish-sulmuesin francez të Çelsit që gjithashtu bënte shqiponjën kur festonte.

    “Jo, ky është flamuri shqiptar”, ishte përgjigja e Brojës, përballë zëvendëskapitenit të “Bluve”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit