Finalja e “Big Brother VIP” është mbrëmjen e së premtes dhe një prej 4 finalistëve do fitojë çmimin e madh, ndërsa tre të tjerët do fitojnë nga 10 mijë euro.
Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira janë në “luftë” për çmimin e madh.
Publiku po voton për të preferuanin e tyre, personazhet publikë po mbështesin në rrjete sociale të preferuanin. Televotimi me pyetjen ‘Kush doni të jetë fitues’ ka nisur fuqishëm.
Së fundmi, një punonjës i një Call Center-i ka denoncuar në rrjetet sociale, se pronari po i mbush telefonat dhe po i detyron të votojnë për Donaldin. Duke publikuar edhe telefonin me votat e dërguara për Donaldin, ai rrëfen se pronari është miku i Romeos.
Krahas të tjerave, duket se Call Centerat po angazhohen edhe për të bërë komente pozitive në rrjetet sociale për të ndikuar në opinionin publik.
Qysh në krye të herës, Veshaj është favorizuar në vijimësi për lojën e tij brenda shtëpisë duke u orjentuar drejt kahut të duhur sipas informacioneve të marra nga jashtë, surprizave të ofruara në momentet kur imazhi i tij pësonte rënie, komunikimet me të afërmit përtej rregullave të kontratës, rehabilitim të imazhit nga komentet e opinionistëve dhe të tjera ndihma ku shikuesit kanë akuzuar drejtpërdrejt produksionin për trajtim me dy standarde.