spot_img
spot_img

“Çapaçulja jeme ti, gjithë jetën nga pas do të vij”/ Publikohet kënga për historinë e dashurisë mes Luizit dhe Kiarës

spot_img

Luizi dhe Kiara, përveç se janë dy nga banorët më të komentur për shumë episode, por vëmendje të madhe kanë tërhequr me romancën e tyre, ende jo të konfirmuar.

Publiku duket se është shumë kurioz të dijë se si do të shkojë historia e tyre e dashurisë. Këngëtari ia ka shprehur hapur ndjenjat e tij moderatores, ndërsa kjo e fundit i ka kërkuar ende kohë për t’i dhënë një përgjigje konkrete.

Deri më sot, ishin publikuar tre këngë për Luizin, por së fundmi është publikuar një këngë për Luizin, Kiarën dhe historinë e tyre të dashurisë.

Autori i kësaj kënge është këngëtari i njohur i muzikës tallava, Petrit Vullkani dhe e ka titulluar “Çapaçule”. Teksti bazohet mbi atë ç’ka i thotë Luizi-Kiarës dhe refuzimet që merr prej saj.

Një pjesë e tekstit është si më poshtë:

“Çapaçulja jeme ti,
sa do pres jo jo se di.
A do ti? A s’do ti? 
Gjithë jetën nga pas do të vij.

Unë i vij nga mbrapa, ajo po largohet,
i them të dua, emocionohet.

Dashnin tan jetën me t’dhënë ty s’ndalohet.
Ja je e jemja, ja je e jemja, ja e askujt
Ma do zemra, ma do zemra, shumë shumë.
Ahh ti ti, ahh ti ti, dashuri” 

 

Lajmet e fundit