17.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çdo të ndodhë me Ukrainën. Do ta pushtojë Rusia?

    Nga Spartak Ngjela

    l.

    Unë, për një gjë jam i sigurt: Vladimir Putini nuk është evropian; dhe e urren qytetërimin Perëndimor. I tillë ka qenë edhe një Vladimir tjetër në Rusi: Vladimir Iliç.

    E pra, Rusisë i erdhi sërish në krye një joevropian.

    Kjo kuptohet. Por, po të ishte gjallë Cesare Lambroso, ai do ta kapte nga forma e kafkës pathologjinë kriminele të Vladimir Putinit.

    Putini kërkon shkatërrim për të ngopur pathologjinë e tij; por do ta shihni që ai do të karfoset nga frika.

    Nuk është Putini i pari tiran antiperëndimor i Rusisë të cilit i ka ndodhur kjo.

    Por, nëse Putini nuk do të pushtohet nga frika – ndonëse frika e tij është mundësia më e madhe – ai mund të shkojë drejt luftës.

    ll.

    Një luftë me Ukrainën, shkatërron Rusinë. Këtë e di tani çdo mendje e kthjellët në politikën e lartë ruse dhe në rangjet e larta të ushtrisë ruse.

    Atëherë?

    Shumë e qartë: nëse Putini do të shpallë luftë për pushtimin e Ukrainës; ata që duan ta ruajnë Rusinë nga shkatërrim i kësaj lufte, ose do ta rrëzojnë nën arrest, ose do të vrasin Putinin.

    Këtë shembull na i kanë dhënë historitë e kësaj forme të vetëshkatërrimit të një kombi, kur është fjala për elitat ushtarake.

    Megjithatë, duhet të presim. Por gjasat janë që Putini do të tërhiqet, sepse dihet që, psikologjikisht, fuqia e frikës është më e madhe se forca e pasionit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit