Mbrëmja e djeshme ka qenë krejt ndryshe për Tiranën, e cila u elektrizua nga koncerti i Maluma.
Ylli i muzikës latine ka performuar për më shumë sesa 2 orë në sheshin “Nënë Tereza” dhe duhet thënë se të shumtë kanë qenë fansat që e kanë mirëpritur. Madje kishte nga ato që kanë ‘guxuar’, duke i hedhur edhe reçipetat në skenë.
Një skenë kjo e përsëritur edhe në koncertet e tjera të artistit. Thuajse në çdo skenë ku ai këndon, është shndërruar si ‘traditë’ që një fanse i hedh recipetat, që zakonisht janë ngjyrë ‘pink’.
Në rrjetet sociale ishin të shumta videot dhe fotot që qarkulluan, duke na zbuluar detaje nga performanca e tij. Por ajo që i shpëtoi syrit të shumicës, ishin skenat e nxehta të kolumbianit me balerinat e tij.
Ashtu si shihet edhe në këto foto, Maluma dhe balerina e tij kanë pasur një moment të nxehtë, gjatë kërcimit të tij. Madje një ndër 6 balerinat që e shoqëronte, ka vijuar për disa minuta gjatë performancës, duke provokuar jo vetëm Malumën.