Kush nuk e ka dëgjuar shprehjen “paratë nuk mund të blejnë dashurinë”? Është e vërtetë, të paktën deri diku. Nuk mund ta blesh dashurinë e dikujt, por kur ti paguan gjithmonë për gjithçka në marrëdhënie, pakënaqësia do të fillojë të rritet. Paratë do të bëhen problem dhe kjo nuk është një çështje e pazakontë në marrëdhëniet e sotme.
S’ka marrëdhënie perfekte, duhet ta themi! Paratë kanë një ndikim të fuqishëm psikologjik në marrëdhëniet tona dhe mund të çojnë në grindje, madje edhe ndarje. Por nëse nuk je gati të heqësh dorë, ka gjëra që mund të bësh për ta shpëtuar marrëdhënien nga ndjenjat e pakënaqësisë.
Nëse grindesh vetëm për problemet financiare, por kurrë nuk ulesh të bisedosh qetësisht, kjo është një shenjë që ti dhe partneri yt keni një komunikim të dobët, gjë që mund të ndikojë për keq në të gjitha aspektet e marrëdhënies suaj.
Komunikimi është një element kyç, ndaj zhvillo një bisedë të sinqertë me partnerin tënd dhe shpjegoji faktet. Çfarë të shqetëson konkretisht? A është fakti që duhet të paguash për gjithçka? Apo që në të vërtetë nuk mund ta përballosh peshën e përgjegjësive financiare? Nëse ti fiton më shumë para se partneri, ndoshta në mendjen e tij, nuk është gabim të presin që ti të paguash më shumë. Të qenit e hapur dhe e sinqertë për ndjenjat, nevojat dhe pritshmëritë e tua është hapi i parë drejt shpëtimit të marrëdhënies. Një zgjidhje e mirë në këtë rast do të ishte ndarja e faturave në varësi të të ardhurave tuaja.
Në rastet kur ti ke komunikuar hapur dhe qartë, por ai thjesht nuk ka mësuar asgjë, ndoshta është më mirë t’i japësh duart!
Por, çfarë duhet të bësh kur partneri yt humbet punën dhe në të vërtetë nuk mund të paguajë për asgjë (në vend që të mos dëshirojë të paguajë)?
Në këto raste, ndihma dhe mbështetja janë thelbësore. Mundohuni të rregulloni situatën në mënyrë që të dy të kontribuoni në bazë të mundësive tuaja. Siguroni një komunikim të vazhdueshëm dhe përpiquni të gjeni zgjidhje të përbashkëta për problemet financiare. Kur një partner është në një situatë të vështirë, mbështetja dhe mirëkuptimi janë të domosdoshme për të kaluar çdo pengesë së bashku.
Në fund të fundit, marrëdhëniet kërkojnë përpjekje nga të dyja palët dhe sfidat apo ndarjet e përgjegjësive financiare janë vetëm një pjesë e kësaj përpjekjeje.