spot_img
spot_img

Vendimi për Veliajn, reagon Rama: Rasti i tij është unikal në Europë, kostot e këtij eksperimenti po i paguajnë qytetarët e Tiranës

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, për të lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Rama thotë në reagimin e tij, kalvari i Veliajt është unikal në gjithë Europën.

Sipas kryeministrit, kostot e vendimit të arrestimit të Veliajt, po i paguajnë qytetarët e Tiranës.

“Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq!

Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli – madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë.

Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur:

Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik”, shprehet Rama në reagimin e tij.

Lajmet e fundit