spot_img
spot_img

Çim Peka e akuzon për të birin, Dash Sula i kujton “shoqen” që i vdiq në makinë

spot_img

Mediat e Sali Berishës kanë sulmuar së fundmi deputetin demokrat Dashnor Sula.

Sipas tyre, djali i tij, ka bërë fushatë për Sara Milan, e cila u zgjodh deputete e Partisë Socialiste në Elbasan.

Në përgjigje, Dash Sula thotë se kjo është e pavërtetë, ndërsa ka thumbuar edhe Çim Pekën.

“Një media jepte që djali im ka shoqëruar Sara Mila, që s’është e vërtetë absolutisht.

Përgjigja që i dhashë një personi ishte: Të paktën djali im nuk i ka lyer duart me gjakun e shoqes së vet deri më sot dhe uroj që sa të jetë gjallë të mos i lyej duart me gjakun e ndonje shoqeje.

Ndërsa te ju ka njerëz që i kanë duart me gjakun e shoqes dhe sot dalin e bëjnë politikë.

I dimë shumë gjëra edhe ne”, tha Sula për Euronews Albania.

Ai i referohet një aksidenti në të cilin u përfshi Çim Peka disa vite më parë, në të cilin gjeti vdekjen shoqëruesja e tij në makinë.

Lajmet e fundit