18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çim Peka e nxorri Berishën sikur ka hequr nja katër a pesë brinjë që të përkulet për të bërë seks oral me veten

    Nga Edison Ypi

    Është normale Doktori ti japi intervistë kujtdo që e fton, edhe Çim Pekës.

    Është anormale Çim Peka ta ftojë Doktorin për intervistë. Duke qënë të të njëjtit krah, është veprim autoreferencial. S’është intervistë. Është muhabet.

    Nuk mund të jetë “intervistë” asgjë televizive gjatë të cilës intervistuesi dhe i intervistuari i thonë peqe-lepe njëritjetrit.

    Të mos e zbatosh këtë rregull kaq të thjeshtë që është A-ja e komunikimit, që e di çdo student i vitit të parë, që ditën e parë, që në leksionin e parë në fakultetin e gazetarisë, është jashtëzakonisht e dëmshme, është tmerrësisht kontraproduktive. Është gabim trashanik me pasoja katastrofike në elektorat.

    Në pak minuta humb, dekurajon, dëshpëron, mijëra simpatizantë dhe zgjedhësa.

    Kështu si veproi dje, Çim Peka e nxori Doktorin para publikut në pozitën më të vështirë dhe më të turpshme. Sikur Doktori ka hequr nja katër a pesë brinjë dhe po aq rruaza kurrizore që të përkulet thellë për të bërë seks oral me veten e vet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit