27.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Çim Peka shpall si kandidaten më të mirë të PD-së aktoren e Big Brother që mori 394 vota

    Dy janë temat kryesore në Partinë Demokratike, pas zgjedhjeve të 11 majit: Dështimi i Sali Berishës dhe natyrisht mos largimi nga drejtimi i partisë, dhe nga ana tjetër, suksesi i Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, të cilët papritur janë bërë shpresa dhe fytyra fituese e PD-së.

    Ndaj dhe kanë nisur sulmet, për të zbehur suksesin e tyre.

    Fillimisht e filloi Adriana Kalaja, e cila është kamikaze në dispozicion e Berishës.

    Më pas e ka vazhduar Çim Peka, gazetari besnik i familjes Berisha.

    Ai ka shpallur si kandidaten më të mirë të PD-së, aktoren e Big Brother, Julia Ilirjani, e cila ka marrë vetëm 394 vota.

    Në diasporë vetëm 29, edhe pse ka jetuar prej vitesh në SHBA.

    “Nuk e kam pas asnjehere ne studio, e kam pare vetem ne rrjete dhe ekrane. Por, surpriza e ketyre zgjedhjeve per mua eshte kjo zonje.

    Asnje perkrahje, e vetme, e bindur qe nuk kishte shance, hyri ne nje gare krejt te pabarabarte vetem per te bere publike bindjet e saj.

    Asnje fjale zemerimi pas zgjedhjeve, asnje ankese, asnje pendese, thjesht bio.

    Nuk kam pare grua me te dinjitetshme ne keto zgjedhje dhe post/zgjedhje ne qendrime se sa kjo zonje!

    Julia Ilirjani, cfare klasi”, shkruan Peka, duke e shoqëruar me këtë foto statusin e tij, që vetëm klas nuk reflekton.

    Por qëllimi është tjetërkund.

    Duan të zbehin patjetër suksesin e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit.

    Mundësisht, edhe me budallallëqe.

    Mjaftojnë të bëjnë zhurmë për të tërhequr vëmendjen.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit