spot_img
spot_img

Çmenduria në Apelin e GJKKO, dënohet me 6.8 vite burg nëna me foshnjen 4-muajshe

spot_img

Një vendim i Gjykatës së Posaçme të Apelit ka sjellë një situatë që ngre pikëpyetje serioze, jo vetëm për proporcionalitetin e dënimit, por veçanërisht për mënyrën se si do të ekzekutohet ai ndaj një nëne me një foshnjë vetëm 4-muajshe.

Ditën e pardjeshme, më 5 tetor 2026, Apeli i GJKKO-së la në fuqi vendimin e shkallës së parë për Greta Gjocin (Pepa), duke e dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim, e cila është dhe nënë e një foshnje 4-muajshe. Greta Gjoci është një prej 16 personave të dënuar në dosjen e call center-it të drejtuar nga Bruno Çobo.

Gjoci nuk është dënuar thjesht për faktin se ka punuar si operatore në një call center. Por sipas SPAK, ajo është shpallur përgjegjëse për veprat penale të “mashtrimit kompjuterik”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”. Hetimi lidhet me një skemë që, sipas SPAK, u shkaktoi qytetarëve italianë një dëm prej rreth 4.7 milionë eurosh.

Edhe pse dëmi financiar është i lartë, dënimi i një nëne me foshnjen 4-muajshe është në kufijtë e marrëzisë.

Por ajo që e bën veçanërisht delikat rastin e Greta Gjocit është situata e saj familjare dhe masa nën të cilën ajo ka qëndruar për më shumë se tre vjet.

SPAK caktoi fillimisht ndaj Greta Pepës është caktuar masa “arrest në shtëpi”, e ekzekutuar më 27 korrik 2023. Pra, deri në vendimin përfundimtar të Apelit ajo kishte kaluar më shumë se tre vjet nën një masë shtrënguese të lirisë.

Fillimisht ajo u dënua me 10 vjet burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu reduktua me një të tretën, duke përfunduar në 6 vjet e 8 muaj.

Por GjKKO i Apelit nuk mori parasysh se ajo ishte tashmë nënë me një foshnjen 4-muajshe, nuk mori parasysh as fakti që kishte kaluar mbi 3 vite në arrest shtëpi, por e la në fuqi vendimin, duke shënuar një rast të paprecedentë në sistemin gjyqësor.

Menjëherë pas vendimit, Greta Pepa bashkë me foshnjen 4-muajshe pritet nga momenti në moment të shoqërohen nga Policia, duke i transferuar në burgun e grave në Pojskë.

Ky është rast unik në sistemin e të ashtuquajtur “drejtësi e re”, ku GJKKO i Apelit ka shtypur çdo aspekt njerëzor, familjar dhe shoqëror.

Lajmet e fundit