16.5 C
Tirana
E premte, 24 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Çmenduria në Korçë: Pronarët e dy lokaleve përleshen me thika, për tavolinat

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në qytetin e Korçës ku pronarët e lokaleve të cilët operojnë në zonën e “Pazarit të Vjetër” janë përleshur me njëri-tjetrin, sherr i cili ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

    Burime për mediat bëjnë me dije paraprakisht se në konflikt janë përfshirë dy biznesmenë, pronarë të lokaleve, si dhe një person tjetër.

    Sherri fillimisht ka nisur verbalisht, ndërkohë që më pas ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve të lokalit dhe thikës.

    Ka qenë njëri prej personave të përfshirë në këtë konflikt ai i cili ka marrë një thikë nga lokali dhe ka plagosur personin tjetër.

    Raportohet se përplasja ndodhi për shkak të vendosjes së disa tavolinave në hapësirën në mes, teksa mësohet se të tre personat janë dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Lidhur me këtë ngjarje nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia, priten më tepër detaje në vijim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit