spot_img
spot_img

Çmenduria në Lezhë: Babë e bir breshëri plumbash ndaj mekanikut, pse nuk ranë dakord për çmimin

spot_img

Gjergj dhe Seldo Voci janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, si autorët e dyshuar të plagosjes së shtetasit Daniel Pikuli, një ditë më parë në zonën e Lezhës. I riu ndodhet në Spitalin e Traumës, nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Grupi hetimor ka parë kamerat e sigurisë në zonë dhe ka mundur të zbardhë dinamikën e plagosjes. Ata janë banorë të zonës dhe në rrethana të paqarta, mes tyre ka nisur fillimisht një konflikt fizik.

Daniel Pikuli lëvizte me një automjet Mercedes Benz S Class nga Manatia në drejtim të Lezhës, kurse Gjergj dhe Seldo Voci kanë qenë me një BMW.

Ata kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të Daniel Pikulit, duke e lënë të plagosur, dhe menjëherë janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. I riu, ka marrë disa plumba në bark.

Policia ka mundur t’i gjurmojë lëvizjet e mjetit deri në Shënkoll të Lezhës, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë autostradës Lezhë-Laç, me qëllim dokumentimin e itinerarit të ndjekur pas largimit nga vendi i ngjarjes.

Gjergj dhe Seldo Voci, dy personat e shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës për këtë ngjarje, rezulton se janë babë e bir. Ata thuhet se kanë çuar makinën në servisin e Daniel Pikulit dhe nuk kanë rënë dakord për pagesën, ndaj janë përfshirë në konflikt.

Lajmet e fundit