Gjesti dhe Egli u martuan në një dasmë simbolike brenda Big Brother Vip Albania, por kjo dashuri nuk u zgjati shumë.
Nga mbrëmja e djeshme ka pasur debate mes Gjestit dhe Eglit.
Madje, dyshja nuk kursyen as fjalët më të rënda t’i thonë njëri-tjetrit. Teksa rrinte në pishinë, në sfond dëgjohej një baladë, e cila ia ka trazuar ndjenjat.
Ajo nisi të qante dhe nuk mundi t’i ndalë lotët. Ndërsa në anën tjetër Gjesti rrinte dhe shikonte.