spot_img
spot_img

Çuni i Leka Meksit: Të rrëmbejmë sfurqet e molotovët kundër Edi Ramës

spot_img

Djali i ish-kryeministrit të piramidave, Aleksandër Meksi, Redon Meksi, i ftuar në në Syri TV, komentoi projektin e Portit të Durrësit.

Meksi tha se është koha për revoltë dhe të mbrohet Porti i Durrësit me çdo mënyrë, me sfurka e molotovë.

Redon Meksi deklaroi se qytetarët duhet të mbrojnë portin e tyre strategjik ndërsa shtoi se qeveria po ja fal vetes.

“Unë nuk jam për protesta në këtë rast, por për revoltë. Nëse preket një metër katror e atij porti, them që si qytetarë duhet të jemi aty për ta mbrojtur.

Të mbrojmë pronën tonë dhe të vetmin port strategjik që na bën diferencën nga vendet e Ballkanit.

Këtë po ja falin dikujt, ose vetes së vet me çfarë po shohim.

Duhet të mbrohet me sfurka, me molotov e me çdo llojë gjëje. E kanë bërë Shqipërinë më keq se çdo pushtues”-tha Redon Meksi.

Ata që e njohin familjen Meksi, e dinë që janë trima të mëdhenj, ndaj dhe kërcënimi i tij duhet marrë seriozisht.

Jo për gjë, por gjatë trazirave të ’97, për tre muaj Leka Meksi me djemtë e vet u ngujuan në një garsoniere dhe nuk dilnin.

Me përjashtim të Dhuratës, e cila nuk ka luftë që e mban brenda.

Lajmet e fundit