spot_img
spot_img

DASH ratifikon huanë 302 milionë dollarë me Shqipërinë: Ndihmë për modernizimin e Forcave të Armatosura

spot_img

Departamenti Amerikan i Shtetit ka ratifikuar marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarë, në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF), e cila synon të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare.

Në njoftim zyrtar, DASH ka theksuar se kjo kredi, ka për ta ndihmuar Shqipërinë në modernizimin e forcave të armatosura të saj.

Po ashtu në njoftimin nënvizohet se kjo kredi, do të mbështesë progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Mbrojtjes për të shpenzuar 5 përqind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035.

Njoftimi i DASH:

Shtetet e Bashkuara janë krenare të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh për Financimin e Huaj Ushtarak (FMF), e cila do të mbështesë progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Mbrojtjes për të shpenzuar 5 përqind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035.

Kredia e FMF-së do të ndihmojë në modernizimin e forcave të armatosura të Shqipërisë duke mbështetur prokurimin e kapaciteteve kryesore me origjinë nga SHBA-ja dhe duke forcuar aftësinë e Evropës për të udhëhequr mbrojtjen e vet.

Si një aleate e NATO-s, Shqipëria është lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje kritike të politikës së jashtme, duke përfshirë edhe rolin e anëtares themeluese të Bordit të Paqes të Presidentit Trump.

DASH ratifikon huanë 302 milionë dollarë me Shqipërinë:

Kujtojmë që marrëveshja e huasë prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u miratua nga Kuvendi më 27 korrik 2026 për modernizimin e ushtrisën. Ndërsa opozita e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për shkak të procedurës së përshpejtuar dhe seancës me dyer të mbyllura.

Lajmet e fundit