Ish-deputeti Dashamir Shehi duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për gjendjen e medias në Shqipëri, u shpreh se dy partitë e mëdha, PS dhe PD e kanë rrënuar median publike dhe ajo sot ka vetëm 8 për qind të audiencës që e cilësoi një turp të madh.
“Është problem principi shteti. Këta nuk e duan shtetin. Pra ti po më lavdërove je i mirë. Në një shtet serioz, burrat e shtetit ngrenë një media publike. Në këtë shtet këta të dy e kanë rrënuar median publike. Nuk mund të zhdukësh publiken. Nga këtu fillon manipulimi. Sa njerëz punojnë te publiku.
Doli se privati është më i zoti se publikun e kanë dhunuar të parët përfaqësuesit publikë. Media duhet të kritikojë edhe ajo publike qeverinë e vet. TVSH është konsideruar vegla e qeverisë. i teket që vë e heq si të dojë. TVSH ka 7-8% të audiencës. Turp i madh.
Ky në ora 7:30 del në podkast. Mediat shkojnë e xhirojnë podkastin e tij. Ky thotë po më sulmon media. Atij t’i vijë turp që e lidhin mediat atje. Të gjitha këto, nuk e di kjo e juaja se te zyra ime nuk e kap, mbaron kjo punë, fillon zotëria tjetër. Jep shpjegime për të gjitha se edhe ky i di të gjitha.
Kjo është media. Mes kësaj kushedi mbase më vjen radha edhe mua. Media është politika editoriale që bëjnë pronarët. Këta e kanë bllokuar median në Shqipëri dhe po këta ankohen për mediat. Qytetarët nuk shohin hallin e vet aty. Media e lirë bëhet me Parlament, me para publike”- tha Shehi.



