17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dea dhe Armaldo në ekranin e Top Channel, ja rubrikat që do të drejtojnë

    Listës së personazheve të “Big Brother VIP Albania” që i bashkohen këtë sezon të ri televiziv ekranit të “Top Channel” i shtohet edhe Dea Mishel.

    Ajo do të moderojë një rubrikë të re në programin “E diell”. Rubrika do të përfshijë TikTok-ers të ndryshëm dhe pritet të jetë më tepër e lidhur me rininë, teknologjinë dhe rrjetet sociale.

    Muzika popullore do të vijë si risi këtë sezon përmes një rubrike që do të moderohet nga këngëtari Armaldo Kllogjeri, ish-banor i “Big Brother Vip”.

    Çdo të diel në ”E diell” do të vijë “Gurra”, që njësoj si dikur do të mbledhë artistë këngëtarë, instrumentistë, nga çdo trevë, e qark, për të rrëfyer me zë, këngë, e valle, origjinën e secilës këngë tradicionale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit